Alarm gripi, Dortmund pa portier për sfidën e kupës

5 Shkurt 2019
17:19
back button

Alarm gripi te Borussia Dortmund. 

Për ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Werder Bremen të martën, trajneri Lucien Favre duhet të bëjë pa katër prej yjeve të ekipit. Të katërt me grip. 

Përveç anglezit Jaon Sancho dhe mbrojtësit anësor Marcel Schmelzer, do të mungojnë dy portierët e ekipit Roman Burki dhe Marwin Hitz. 

Të katërt kanë munguar në stërvitjen e fundit gjatë mëngjesit të së martës. 

Pas nokautit të dyfishtë, mes shtyllave do të vendoset Eric Oelschlagel. 

Ai është transferuar nga amatorët e Werder te Borussia gjatë verës së kaluar, por deri tani ka luajtur vetëm te ekipi i dytë i kryesuesve të Bundesliga-s. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit