Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

21 Janar 2019
13:07
back button

Ousmane Dembele do të mungojë për 15 ditë për skuadrën e Barcelonës. Sulmuesi u zëvendësua në ndeshjen kundër Leganes për La Liga ditën e djeshme pasi pati probleme në kavilje.

Sot, rezultatet e testeve të detajuara kanë konfirmuar se francezi ka një problem në kyçin e këmbës së majtë dhe duhet të qëndrojë pushim për të paktën 15 ditë derisa të rikuperohet plotësisht.

Kjo është një tjetër goditje për Barcelonën, të cilët janë mangët në repartin e sulmit. Aktualisht është dyshja Suarez-Messi që janë në formacionin bazë, ndërsa Coutinho dhe Malcom do jenë dy zgjedhje të tjera të mundshme për trajnerin Valverede.

Dembele do të mungojë në katër ndeshje: 

– Sevilla-Barça (23/janar) Copa del Rey

– Girona-Barça (27- janar) La Liga

– Barça-Sevilla (30- janar) Copa del Rey

– Barça-Valencia (2-shkurt) La Liga

Lajme të tjera

Lajmet e fundit