Alarm te Dortmund-i, ndalohen shtrëngimet e duarve dhe përqafimet

29 Tetor 2019
17:58
Denis Hakanaj
back button

Situata te Borussia Dortmund nuk është aspak e mirë. Nga tetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, verdhezinjtë kanë fituar vetëm dy.

Shumë pak për një klub që synon të fitojë tituj. Kriza është përkeqësuar nga një virus gripal që po përhapet me shpejtësi brenda skuadrës. Në tri ndeshjet e fundit, në fakt, një lojtar ka përfunduar jashtë ekipit.

Mario Gotze ka munguar në ndeshjen kundër Gladbach, Reus atë kundër Inter-it dhe Burki ka munguar në derbin kundër Schalke-s. Për këtë arsye, klubi ka vendosur të marrin masat që situata të mos përkeqësohet.

Trajneri Fravre ka ndaluar lojtarët që t’i japën dorën njëri-tjketrit dhe që të përqafohen. Më mirë të shmanget këmbimi i baktereve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit