Alarm te Liverpool, tjetër dëmtim in-extremis

13 Gusht 2019
22:55
back button

Pas Alisson, një tjetër alarm për Liverpool të Jurgen Klopp në limite para sfidës për Superkupën e Europës ndaj Chelsea-t, në program për mbrëmjen e të mërkurës. Referuar raportimeve medieve angleze, mesfushori Naby Keita është larguar duke çaluar nga stërvitja që “Të Kuqtë” zhvilluan pasditen e të martës në Stamboll, duke ngritur dyshime mbi aktivizimin e tij në supersfidën.

Keita la fushën në shoqërinë e fizioterapistit të skuadrës, me një pamje të shqetësuar, pasi për 24-vjeçarin ky është dëmtimi i radhës në këtë periudhë të fundit. Për një tjetër dëmtim, Keita u detyrua të mungojë në finalen e Champions League kundër Tottenham.

I pafat, mesfushori mungoi edhe në ndeshjet e fundit me përfaqësuesen e tij Guinea, në Kupën e Afrikës, të zhvilluar në Egjipt. Natyrisht vendimi përfundimtar mbi aktivizimin e tij, ose jo, do të merret të mërkurën, në varësi të gjendjes fizike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit