Alarm total te Real Madrid, konfirmohet mungesa e shtatë

11 Janar 2019
14:13
back button

Real Madrid udhëton në fushën e Betis këtë të diel për javën e 19-të të La Liga. Një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e kaluara kanë krijuar një klimë të keqe në kampin e “Los Blancos”, tani trajneri Solari duhet të bëjë llogaritë pa 7 lojtarë për këtë sfidë.

Problemi më i madh do jetë në fazën e sulmit, aty ku mungojnë Bale dhe Asensio për shkak dëmtimi, ndërsa Lucas Vazques është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq. Shansi ishte për Vinicius Junior, por sot braziliani është konstatuar me një gjendje gripale dhe me të gjitha gjasat nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e pas dy ditëve.

Në listën e lojtarëve që do të mungojnë është edhe Toni Kroos, Llorente dhe Courtois. Në këtë listë prej kohësh është edhe Mariano Diaz, i cili ka 8 ndeshje që mungon për kampionët e Evropës. Duke parë situatën e fazës ofensive, kjo është mundësia e artë që Isco ta fillojë ndeshjen si titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit