ALARMI: 11 dëmtime pa rinisur ende Serie A, ylli i Lazios e pëson i fundit! Gjunjët nuk mbajnë

4 Qershor 2020
16:19
Telesport
back button

Alarm muskujsh në Serie A! Deri ditën e sotme ishin plot 9 dëmtime, por kësaj shifre i janë shtuar edhe dy emra “big”. Pas Gonzalo Higuain, edhe Milinkovic-Savic është detyruar të braktisë stërvitjen.

Ka mjaftuar një përplasje gjatë stërvitjes së sotme që gjuri të nisë të ketë probleme. Mesfushori serb, që është edhe titullari i padiskutuar te bardhekaltërit dhe ndër pikat më të forta, do t’i nështrohet rezonancës manjetike, me shpresën që të mos ketë asgjë serioze, pasi do të ishin më shumë halle për Simone Inzaghin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit