Alba i habit të gjithë: Jam futbollist i urryer!

28 Janar 2021
16:14
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka folur në lidhje me ecurinë e tij në futboll. Ai mendon se është një prej futbollistëve më të urryer në futboll.

Një përgjigje e papritur, pasi futbollisti spanjoll mund të jetë i tillë vetëm për tifozët e Realit. I pyetur në një intervistë për “El Dia Despes”, ai ka thënë diçka të tillë.

“Unë mendoj se jam një nga lojtarët më të urryer në futboll”, – tha ai. Jordi Alba është një ndër senatorët e klubit katalanas dhe ka vite që po luan me sukses me blaugranat.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit