Alcaraz humbet e bie nga froni, Medvedev dhe Djokovic në finalen e US Open

9 Shtator 2023
9:09
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic dhe ai rus Daniil Medvedev janë dy finalistët e grand slam të US Open, duke përsëritur atë të vitit 2021, ku triumfoi rusi. Ata fituan sot në ndeshjet gjysmëfinale, ku spikat suksesi i Medvedev, që mundi 3-1 numrin 1 në botë dhe kampionin në fuqi Carlos Alcaraz (7-6, 6-1, 3-6, 6-3).

Një ndeshje e mirë për Medvedev, që kishte vazhdimisht kontrollin e lojës, duke e merituar fitoren, në turneun e tij të preferuar. Kjo humbje i kushton shumë Alcaraz, që lëshon kreun e renditjes, duke qenë se nuk do të mbrojë dot 2000 pikët e fituara një vit më parë.

Më e lehtë fitorja e Djokovic (numri 2), që në këtë turne ka patur një short të lehtë. Ai mundi 3-0 (6-3, 6-2, 7-6) amerikanin Ben Shelton, në një ndeshje pa shumë histori. Serbi nga e hëna do të jetë në krye të renditjes botërore, por në finale do të jetë një betejë ndaj Medvedev, numrit 3 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit