Alderweireld surprizon dhe mallëngjen infermieren tifoze

4 Prill 2020
20:35
Denis Hakanaj
back button

Lufta kundër Coronavirus-it po vë në provë rezistencën e mjekëve dhe infermierëve. Sforcimi i tyre po rezulton vendimtar në këto momente të vështira. Edhe në Britaninë e Madhe po shumëfishohen shfaqjet e solidaritetit kundrejt shëndetësisë.

Në ditët e fundit ka bërë xhiron e interentit duartrokitjet e komshinjve për Tayla Porter, infermiere 22-vjeçare. Mes pasioneve të vajzës është edhe futbolli. Ajo, në fakt është një tifoze e Tottenham.

Toby Alderweireld, mbrojtësi i Spurs, ka vendosur t’i bëjë një surprizë. Belgu, në fakt, e ka kontaktuar me një video telefonatë. Ish-lojtari i Ajax-it është informuar dhe mbi situatën në spitale, duke shfaqur edhe synimin e tij për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër virusit.

Surpriza është vlerësuar shumë nga Tayla, e cila është mallëngjyer. Një gjest i vogël për  të falënderuar ata që luftojnë kundër virusit në vijën e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit