Aleix Pereira rikthehet kampion bote, Aspinall merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë

12 Nëntor 2023
12:46
Telesport
back button

Luftëtari brazilian Alex Pereira është shpallur sot kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93 kg), pas fitores me KO teknik në raundin e dytë ndaj çekut Jiri Prochazka. Dueli zhvilluar në Nju Jork ishte i vlefshëm për eventin UFC-295.

Titulli kampion i kësaj peshe ishte vakant, që tashmë i përket Pereira (9 fitore e 2 humbje), që rikthehet kampion bote, tashmë në një peshë tjetër. Një vit më parë, ai triumfonte në peshën e mesme, ndërsa tani dominon dhe fiton në një peshë më të lartë.

Dueli u dominua e fitua me meritë nga Pereira, që falë grushteve e bërrylave vuri në vështirësi rivalin çek Prochazka (29 fitore, 4 humbje e 1 barazim), që synonte sërish titullin e këtij Divizioni, por pa sukses. Një fitore e merituar e brazilianit, që rikthehet kampion bote.

Në peshën e rëndë, anglezi Tom Aspinall (14 fitore e 3 humbje), mori titullin e përkohshëm kampion bote në këtë Divizion. Ai mundi KO në raundin e parë rusin Sergei Pavlovich (18 fitore, 2 humbje). Një duel pa histori, dominuar nga Aspinall, që tani synon titullin e peshës së rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit