Alen Sherri larg Vllaznisë, ka ofertë nga gjiganti qipriot!

17 Qershor 2019
15:27
back button

Karriera e Alen Sherrit është e destinuar për të vijuar jashtë Shqipërisë. Kështu Vllaznia duhet të fillojë përgatitjet për të gjetur një portier tjetër për sezonin e ardhshëm, që do i shohë sërish në Superligë.

Për 21-vjeçarin shkodran interesohet Apollon Limassol nga Qipro, që sipas informacioneve të para do të paguajnë klauzolën prej 50 mijë euro në klubin verior, që me të gjitha gjasat do të duhet të fillojë punën për të gjetur një portier të ri, raporton A2News.

Ish-portieri i Shpresave të Shqipërisë arriti të ketë sukses me Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe tani që skuadra siguroi ngjitjen, ai dëshiron të vazhdojë karrierën në një klub me më shumë të ardhme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit