Alex Marquez triumfon në garën sprint në Malajzi, dominim absolut i Ducati

11 Nëntor 2023
13:32
Telesport
back button

Piloti spanjoll Alex Marquez fitoi sot garën sprint të zhvilluar në Malajzi, suksesi i tij i parë në një garë të tillë. Marquez, që piloton një Ducati Gresini, e dominoi garën, duke qenë gjatë gjithë kohës në krye.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli tjetër Jorge Martin me Ducati Pramac, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar. Pra, një dominim i motorit Ducati, pasi edhe në vendin e katërt u rendit Enea Bastianini me Ducatin tjetër zyrtar.

Në renditjen e përgjithshme të MotoGP, Bagnaia ruajti kreun e klasifikimit, por tashmë me 11 pikë avantazh ndaj Martin. Dy pilotët pritet të dhurojnë spektakël nesër në pistë, ndërkohë që botërorit po i vjen fundi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit