Alex Sandro zbulon dy rivalët e Juves dhe çfarë kërkon Sarri

18 Gusht 2019
13:03
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Juventus-it, Alex Sandro, është gati për fillimin se sezonit të ri.

“Presim me padurim që të fillojë sezoni i ri, Sarri ndryshon nga Allegri, por kemi që tani mentalitetin e tij, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të përmirësohemi, por jemi në rrugën e duhur”, ka thënë braziliani për Sky Sport.

“Çfarë na kërkon trajneri? Na kërkon të kontrollojmë ndeshjen, të kemi më shumë zotërimin e topit, por më pas ka më shumë rëndësi të fitohen ndeshjet dhe ky ka qenë gjithmonë mentaliteti ynë. Skuadra është mirë fizikisht dhe taktikisht, por duhet të përmirësohemi”.

“Rivalët? Inter-i dhe Juventus-i duan të fitojnë, duan të na mundin dhe për ne do të jetë gjithmonë dhe më e vështirë të konfirmohemi”, ka përfunduar Alex Sandro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit