Alexander-Arnold, i mahnitur nga 19-vjeçari: Mund të bëhet një lojtar i madh

10 Korrik 2020
17:31
Denis Hakanaj
back button

Trent Alexander-Arnold mendon se shoku i tij i skuadrës te Liverpool-i, Neco Williams, mund të bëhet një lojtar i madh.

19-vjeçari ka debutuar në Premier League të mërkurën kundër Brighton-it.

“Ka qenë debutimi i tij në Premier, diçka që nuk do ta harrojë kurrë. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kishte menduar ai, por është akoma i ri dhe do të mësojë”, ka thënë Arnold.

“Ka treguar mentalitetin e duhur në 12 muajt e fundit, kështu që ne lojtarët dhe trajneri nuk jemi aspak të shqetësuar nga paraqitja e tij”.

“Është akoma i ri, duhet të bëjë gabime q ë të mësojë nga ato. Ka treguar shenja se është një lojtarë i talentuar. Me mentalitetin e duhur, të cilin e ka, ka potencialin të bëhet një lojtar i klasit botëror”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit