Alisson, Manolas, Salah…, Roma shiti një top-formacion fenomenësh

8 Korrik 2019
13:54
Alfred Lleshi
back button

Manolas ishte i radhës, nga një seri lojtarësh të shitur në merkatot e fundit nga Roma. Flasim për futbollistë të spikatur, që kanë bërë shpesh ndryshimin. Një top-formacion, sipas “Gazzetta dello Sport”, që do të ishte i denjë për të garuar deri në nivelin më të lartë, edhe në Champions. Me Luis Enrique në stol…

Emrat dhe pozicionet e secilit, sikurse mund t’i shihni edhe në grafikun më poshtë, janë këto, në modulin 4-3-1-2. Në kllapa është emri i skuadrës, ku kanë shkuar, pas largimit nga verdhekuqtë: Alisson (Liverpool) – Rudiger (Chelsea), Manolas (Napoli), Marquinhos (PSG), Emerson Palmieri (Chelsea) – Strootman (Marseille), Paredes (Zenit), Nainngolan (Inter) – Pjanic (Juventus) – Salah (Liverpool), El Shaarawy (Shangai Shenhua).   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit