Alla e Torassa të pafat, falimenton klubi kinez!

26 Shkurt 2019
16:34
back button

Para pak ditësh bëri bujë transferimi i dy futbollistëve të Flamurtarit, Albi Alla dhe Agustin Torassa, në Kinë, tek Yanbian Funde, klub i divizionit të dytë kinez.

Të dy kërkonin qetësi financiare, pas disa muajsh pa paguar në Vlorë, ndërsa nga Flamurtari u la i lirë së pari Albi Alla, i cili firmosi në Kinë. Më e ndërlikuar ishte çështja Torassa, sepse Flamurtari nuk pranonte ta linte të lirë.

Gjithsesi, tani vjen një lajm i bujshëm, sepse Yanbian Funde ka falimentuar! Klubi kinez kishte borxhe prej 35 milionë dollarësh akumuluar prej vitit 2016 dhe Funde Group e autoritetet lokale refuzuan të paguajnë.

Histori absurde, që çuditërisht i ngjan asaj të Flamurtarit, por këtu shteti dhe FSHF-ja nuk e kanë guximin ta shpërbëjnë një klub për borxhe.

Të gjithë lojtarët e Yanbian kanë një javë kohë për të firmosur në klube të tjera në Kinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit