Alla kthehet në goleador, vendos rekord në Kinë

18 Maj 2019
12:12
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi Albi Alla duket se është përshtatur mjaft mirë në Kinë, pasi po luan si titullar me ekipin e tij të Shaanxi Changan. Shtatlarti u transferua në shkurt në kampionatin kinez duke lënë ekipin e Flamurtarit. 

Ekipi i tij humbi me rezultatin 1-3 në shtëpi mesditën e sotme ndaj Guangdong Tigers. Takimi nisi mjaft mirë për vendasit, pasi ishte Albi Alla që i shënoi që në minutën e parë pretendentëve për titull. 

Goli i pogradecarit mund të jetë dhe më i shpejti i këtij sezoni. Rrjeta e tij nuk vlejti shumë, pasi miqtë arritën të shënonin 3 herë në portën e Shaanxi. Ky ishte goli i dytë i mbrojtësit në Kinë. Ekipi i Allës ndodhet në pozita të vështira, pasi deri në fund duket se do të luftojë për mbijetesë.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit