“Allegri, çfarë po bëni?! Juventusi është rrëmujë, kështu rrezikon edhe mbijetesën”

30 Janar 2023
8:51
Alfred Lleshi
back button

“Nuk kemi justifikime dhe tani duhet të përballemi me realitetin; duhet të shpëtojmë veten”. Massimiliano Allegri bëri deklarata të bujshme pas humbjes 2-0 të Juventusit në shtëpi ndaj Monza. Një ndërgjegjësim i diktuar nga momenti dhe nga rezultatet.

Juve për shembull, siç raportohet nga “La Stampa”, nuk i kishte humbur 6 pikë nga 6 të mundshme ndaj një debutuesi në Serie A që nga viti 1930. Një ndryshim i papritur strategjie nga trajneri toskan, i cili, para ndeshjes kundër lojtarëve brianza, iu kishte kërkuar lojtarëve të mendojnë se kush i kishte fituar 38 pikë në fushë.

Natyrisht, veçanërisht duke pasur parasysh pjesën e parë kundër Monza, kjo lloj terapie shoku ishte e nevojshme për të shmangur surprizat e hidhura (mbijetesën), duke pasur parasysh pozicionin aktual të ekipit në renditje.

“Allegri, çfarë jeni duke bërë?! Juve është një rrëmujë. Me Lazion kërkohet reagim krenarie”, – shkruan sot “Tuttosport”. Disfata e brendshme e bardhezinjve, të mposhtur nga Monza 2-0, ka ngritur alarmin.

Trajneri i Juventusit “vuri bast” për Paredes dhe Di Maria, që e tradhtuan bashkë me mbrojtjen. Rrezik mbijetese për Juventusin. Dhe Allegri, asnjëherë kaq i zemëruar pas ndeshjes, iu kërkoi lojtarëve të tij një akt përgjegjësie dhe ndërgjegjësimi.

Një natë nuk do të mjaftojë për të fshirë kujtesën e Monza, por Allegri të paktën shpreson që të enjten (me Lazion në “Coppa Italia”) skuadra të ketë një ringjallje krenarie”, – shkruan gazeta torineze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit