Allegri dhe e dashura bëjnë pazaret e Krishtlindjeve në qendër të Torinos (fotot)

18 Dhjetor 2018
13:23
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Juventusit i ka dhënë vetes disa orë relaks, duke shoqëruar partneren e tij në pazaret e Krishtlindjeve, të cilat i kanë bërë së bashku në dyqanet e qendrës së Torinos. Kujtojmë se Ambra Angiolini, aktorja italiane, është e dashura e trajnerit bardhezi.

Ajo ka folur para disa kohësh për marrëdhënien që ka me Allegrin: "Nuk kam një rregull të përgjithshëm për ta qetësuar, thjesht i kuptoj situata të caktuara. Nuk shkoj kurrë në stadium, jam supersticioze, më pas më ndihmon fakti që jetoj në Breshia. 

Kur Allegri del nga stadiumi, shkon në shtëpi, del me miqtë e tij, e pres 48 orë. Është një njeri shumë serioz në punë, kthehet gjithmonë me skuadrën, i ndjek të gjitha rregullat e tij. Unë i respektoj ato rregulla dhe e pres. E di që do të kthehet".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit