Allegri, “dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë”: Refuzova dy top-klube për t’u kthyer te Juventusi…

29 Maj 2023
7:53
Alfred Lleshi
back button

“Nëse do të doja të fitoja, do të kisha shkuar diku tjetër”. Dhe më pas: “Mund të kisha shkuar te dy skuadra gati për të fituar”. Kështu, pas ndeshjes Juventus-Milan, Massimiliano Allegri iu rikthye zgjedhjes së bërë dy vera më parë, kur pranoi ofertën e “Zonjës së Vjetër”, për ta drejtuar atë përsëri, për herë të dytë.

Cilat janë klubet, që i refuzoi ai? Dy klubet, të cilëve iu referohet Allegri nuk janë mister: i pari, më konkreti, është Real Madridi, me të cilin livornezi ishte gati të nënshkruante një kontratë përpara telefonatës së Andrea Agnelli. Klubi tjetër është përkundrazi italian, edhe nëse në këtë rast palët ishin më pak afër një marrëveshjeje.

Po flasim për Interin, ku Beppe Marotta, pas lamtumirës së Contes, fillimisht kishte “vënë bast” pikërisht për Allegrin, me të cilin kishte ndarë vite triumfi te Juventusi, dhe gjithashtu shumë skepticizëm për ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Falë zgjedhjes së tij për t’u kthyer te Juventusi, asgjë nuk doli dhe Simone Inzaghi mbërriti në Pinetina, i konsideruar menjëherë si një emër shumë i njohur në “Viale della Liberazione” (dhe në të vërtetë në të kaluarën edhe në Torino).

Duke marrë parasysh që pas dy javësh zikaltrit do të luajnë finalen e Champions League në Stamboll, dikush do të mendonte se për Interin gjithçka është mirë që përfundoi kshtu. Ndërsa për Juventusin, nuk ka ku shkon më keq…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit