Boateng-Barcelona, komentin e parë e jep Allegri

21 Janar 2019
22:58
back button

Juventus ka mposhtur Chievo-n 3-0 në Allianz Stadium. Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri ka folur për Sky: Ekipi bëri një ndeshje të mirë. 

“Nuk ishte e lehtë pasi ishim pak të lodhur. Është një fitore më shumë në rrugën drejt Scudetto-s. 

“Emre Can ka bërë një ndeshje të mirë, ai po përmirësohet pas dëmtimit. 

"Dybala është thjesht i mrekullueshëm. Të shohësh në fushë është një kënaqësi. Nëse vazhdon kështu do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm. 

“Boateng te Barça? Te Milan edhe unë e kam përdorur si qendërsulmues, megjithëse ai është një mesfushor.”

Fundjavën tjetër Juventus do të udhëtojë në Romë për transfertën e vështirë ndaj Lazio-s. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit