Allegri, fraza e Ambra-s ndez rrjetet sociale: interneti nuk ka dyshime

25 Tetor 2022
17:32
Denis Hakanaj

Ambra Angiolini, si gjyqtare e re e edicionit 2022 të X Factor, është gati për fillimin e transmetimeve live të talent shoë. Aktorja italiane i ka zgjedhur pjesëtarët e skuadrës së saj dhe tani është gati për fazën pasardhëse.

Në intervistën e dhënë për “Deejay Chiama Italia”, këngëtarja dhe prezantuesja tv dhe radio ka folur për aventurën që e pret atë dhe dy kolëgët e saj gjyqtarë:

“Kam ndërmend ta mbroj shumë projektin tim dhe të mërzitem kur gjërat mund të mos shkojnë mirë. Nuk dua të jem e mirë me çdo kusht. Për momentin unë dhe gjyqtarët e tjerë jemi miq, shpresoj të jem edhe më vonë”, ka thënë.

Më pas, Ambra ka shtuar: “Kam mbetur shoqe më Francesco-n, me ish-t e mi… Ok, jo me të gjithë ish-ët, atë jo”. Një frazë që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që në rrjetet sociale është interpretuar si një thumbim ndaj Allegri-t.

Bota e internetit duket se nuk ka dyshime, edhe pse Angiolini është parë në shoqërinë e Francesco renga-s kohët e fundit, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira mes tyre, ndryshe nga sa ka ndodhur me trajnerin e Juventus-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit