Allegri, i papuni që kërkohet nga gjysma e Europës dhe që i fut frikën…

23 Tetor 2020
20:33
Denis Hakanaj
back button

“Hija e të papunit Allegri”, ky është titulli i zgjedhur nga e përditshmja italiane Libero për të folur për Massimiliano Allegri-n.

Ish-trajneri i Juventus-it kërkon të kthehet në drejtim të një skuadre dhe në Europë mundësitë janë të shumta.

Nga sa mësohet, duket se janë disa klubet që po e ndjekin me vëmendje Allegri-n. Të paktën tre ose katër klube në Europë interesohen për të.

Nga Chelsea, që ka pak mundësi të ndahet nga Lampard, deri t e Barcelona që sapo ka nisur projektin e ri me Koeman.

Dy zgjidhjet më të mundshme mbeten ato të PSG-së dhe Manchester United, por duhet bërë kujdes edhe nga Real Madrid dhe, në Itali, nga Inter-i.

Në fakt, rruga zikaltër mund të bëhet e mundur në rast se zikaltrit do të kenë një tjetër sezon zhgënjyes.

Allegri është trajneri pa skuadër që kërkohet nga gjysma e Europës dhe që i fut frikën shumë trajnerëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit