Allegri mbron Juven: Një sezon, që nuk ia uroj askujt. Po të doja të fitoja me lehtësi, kisha drejtuar ekip tjetër…

29 Maj 2023
9:36
Alfred Lleshi
back button

Massimiliano Allegri foli në fund të ndeshjes, ku Juventusi humbi në shtëpi kundër Milanit dhe braktisi përfundimisht ëndrrën e Champions League, tashmë të komprometuar rëndë nga 10 pikët e dënimit, të shqiptuara pak minuta para ndeshjes kundër Empolit.

Gjithsesi, trajneri nga Livorno, në intervistat pas ndeshjes me kuqezinjtë ka mbrojtur sezonin e skuadrës së tij: “Nuk ia uroj askujt një sezon si ky. Sonte nuk ka asgjë për të folur, ndeshja u luajt për atë që mund të bënim. Ishte një sezon anomal dhe kjo duket qartë. Nëse shikoni renditjen dhe thoni se Juve ka bëri një sezon të keq, nuk e pranojmë. Juventusi grumbulloi 69 pikë në fushë, me gjithë vështirësitë që kishim”.

Allegri, pas dy vitesh të ndërlikuara dhe pa asnjë trofe, mbetet i vetëdijshëm për rrugën që duhet ndjekur për ta rikthyer Juventusin në krye: “Nëse do të kisha dashur të fitoja, do të kisha shkuar diku tjetër, por Juventusi është një familje”.

Sezoni, sipas Allegrit, përfundoi pas eliminimit përvëlues nga “Europa League”: “Sezoni ynë ka përfunduar në Seville. Është keq të thuhet, por kështu është, mbi të gjitha për sa i përket energjisë mendore”.

E ardhmja: “Tani është e vështirë të flasim për të ardhmen. Le të përgatisim ndeshjen e fundit me Udinese, pastaj zgjedhjet do të bëhen me qetësi dhe qartësi. Ne duhet të njohim të mirën për ta mbajtur në bazë dhe më pas të bëjmë gjëra shtesë për ta nxjerrë nga kjo situatë Juventusin.

Mendoj se kemi bërë një punë të mirë, edhe në nivel rinor dhe financiar. Ky klub nuk është ndërtuar gjithmonë për të fituar, nuk mund të arrish gjithmonë i pari. Jemi penalizuar nga disa episode, por futbolli është i tillë. Do të dalim të forcuar. Matematika thotë se disa skuadra hynë në Champions League, sepse u penalizuam ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit