Allegri: Nënshkrimi i madh i janarit quhet…

20 Janar 2019
17:24
back button

Max Allegri ka dashur të zgjojë të tijtë duke i paralajmëruar që të mos kënaqen me veten dhe të nënvlerësojnë kundërshtarin e radhës Chievo-n. 

“Është Juventus ndaj Chievo-s dhe duhet ta marrim seriozisht. Që kur Mimmo Di Carlo i ka marrë përsipër, ata kanë marrë 5 barazime, një fitore dhe vetëm një humbje. Pra mund të besojnë dhe të luftojnë për të siguruar një vend në Seria A deri në fund.”

“Ne duhet të mësojmë të “vrasim” lojën, sepse kundërshtarët po ngrihen dhe duhet ta mbyllim sa më shpejt atë. Nuk duhet t’iu japim atyre mundësinë. Kjo skuadër ka ADN kampionësh, që do të thotë se duhet të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar dhe jo të pushojmë.”

Bardhezinjtë mundën Milanin 1-0 në Jeddah të mërkurën dhe fituan Superkupën, trofeun e tyre të parë të sezonit.

"Rodrigo Bentancur mori një goditje në Jeddah dhe po pushon. Ne do të përpiqemi që Mario Mandzukic të jetë në sfidën kundër Lazios, ndërsa Andrea Barzagli dhe Medhi Benatia po punojnë për t’u rikuperuar. Ndërsa Juan Cuadrado është shumë larg.”

"Miralem Pjanic ka një muskul të dëmtuar, por ai është pezulluar gjithsesi, kështu që ka kohë një javë për t'u rikuperuar.”

“Unë besoj se nënshkrimi ynë i madh i janarit do të jetë Sami Khedira, sepse ai nuk ka qenë në gjendje të kontribuojë shumë deri më tani për shkak të dëmtimeve.”

"Unë mund të konfirmoj se do të bëjmë disa ndryshime nesër, kështu Mattia De Sciglio do të jetë në të djathtë, Alex Sandro në të majtë, me Mattia Perin në qendër. Daniele Rugani do të luajë me Giorgio Chiellini ose Leonardo Bonucci në mbrojtje."

Lajme të tjera

Lajmet e fundit