Allegri: Një ndeshje që mund të zgjasë përtej 90 minutave, e meritojmë finalen

18 Maj 2023
8:41
Telesport
back button

Pas barazimit 1-1 në Torino, ekipi i Juventus përgatitet sot për ndeshjen e kthimit ndaj Sevilje në Europa League. Një përballje e vështirë për bardhezinjtë e trajnerit Massimiliano Allegri, që karikon ekipin para kësaj sfide delikate. Bardhezinjtë synojnë Champions League sezonin tjetër, ndërkohë që edhe shpresojnë të kapin një finale shumë të dëshiruar nga tifozët.

Në Sevilje kemi luajtur dy herë dhe e njohim mirë ambientin. Duhet të jemi të aftë të qënrojmë të qetë përgjatë gjithë ndeshjes. Duhet të përgatitemi për një ndeshje të gjatë, që mund të zgjasë 90, 100 apo 120 minuta. Ata kanë tifozët në krah, ndërsa ne do të kemi hapësira të mëdha për t’u krijuar probleme”, tha Allegri.

E njohim mirë rivalin, si pikat e tij të forta ashtu dhe ato të dobta. Gjithsesi, duhet një ndeshje me personalitet kur të kemi topin në zotërim. Deri më tani gjërat kanë shkuar mirë. Nëse do të jemi të aftë dhe me pak fat mund të shkojmë në finale, që do të jetë një stimul më shumë për të gjithë ne”, u shpreh Allegri.

Ky ekip e meriton finalën pas gjithë atyre që ka kaluar. ka qenë një sezon ku na hiqen pikët, pastaj na i japin dhe ne duhet të luajmë e të jemi të përqendruar edhe pse ndodhin këto gjëra. Kemi edhe pak ndeshje për të luajtur, ndaj kemi mundësi të japim maksimumin për të kapur Champions League në disa drejtime”, tha Allegri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit