Allegri nxit McKennie: Sezonin e ri duhet të shënosh 10 gola në kampionat

25 Korrik 2021
9:10
Alfred Lleshi
back button

Juventusi i parë i “Allegri-bis” kapërcen Cesenën në “Continassa”. Pa Paulo Dybala, i ndaluar nga një problem i muskujve në kofshën e tij të majtë dhe duke pritur “legjionarët”, të cilët do të kthehen pas pushimeve dhe lodhjes midis “Euro 2020” e “Copa America”, ekipi bardhezi fitoi me rezultatin 3-1 në testin e parë sezonal.

Kishte një pritshmëri të madhe për kthimin në stolin e “Zonjës së Vjetër” të Massimiliano Allegri, i cili pas një pauze 2-vjeçare është kthyer për të drejtuar gjigantët torinezë. Trajneri livornez përdori masa drastike që nga fillimi, duke përjashtuar Frabotta, Fagioli dhe Di Pardo nga sfida kundër ekipit të Lega Pro për arsye disiplinore.

Nga ndeshja, e fituar falë golave ​​të De Winter, McKennie dhe Soulé, mbërritën indikacionet e para taktike të Juventusit për Massimiliano Allegri. Trajneri toskan përqendrohet shumë te mesfushori amerikan dhe e bëri të qartë menjëherë pas golit të ish-lojtarit të Schalke 04, i cili në minutën e 34-të mori topin nga Soulé, kapërceu dy kundërshtarë dhe tundi rrjetën.

Allegri i kërkon Weston McKennie të jetë “vdekjeprurës” në fushë. Pas golit kundër Cesena, trajneri i Juventusit i bërtiti lojtarit të tij: “Këtë vit duhet të shënosh 10 gola në kampionat”. Në ndeshjen e djeshme, lojtari i datëlindjes 1998 u përdor si mesfushor në 4-3-3 e “Allegri bis”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit