Allegri para sfidës Champions: “Shpresoj të mos jem i detyruar ta bëj këtë”

4 Tetor 2022
19:29
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Juventu-it, Massimiliano Allegri, ka folur për Sky Sport në prag të ndeshjes së Champions League që bardhezinjtë do të luajnë të mërkurën në mbrëmje kundër Maçabi Haifa:

“Do të përballemi me një skuadër që në Lisobonë ka bërë një pjesë të par ëtë mirë, që vrapon dhe bën presing. Mes PSG-në kanë qenë 1-1 deri në minutën e 70-të.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar si të gjitha ndeshjet e Champions-it dhe do të duhet të bëjmë një paraqitje të ngjashme si ajo kundër Bologna-s.

“Milik është në dyshim, ka një problem të vogël dhe do ta mbaj pushim, duke shpresuar që të mos jem i detyruar ta aktivizoj, duke parë se të shtunën nuk do të jetë Di Maria. Duhet të punojmë me qetësi”.

– Alex Sandro, Locatelli dhe Rabiot janë në disposicion?

“Për ndeshjen kundr Maçabi-t do të jenë në dispozicion, por të shtunën kemi një ndeshje tjetër dhe duhet të bëj disa vlerësime. Pesë zëvendësimet janë një avantazh”.

– Si është Di Maria?

“Është mirë, ka gjetur përsëri gjendjen fizike. Është stërvitur kohët e fundit dhe është më mirë”.

– Chiesa dhe Pogba në çfarë pike janë?

“Federcio ka bërë një gjysmë stërvitje të hënën dhe gjysmë stërvitje sot. Do të vlerësojmë nëse do ta aktivizojmë fillimisht në një miqësore. Pogba ka vrapuar të hënën për herën e parë, shpresojmë ta rikuperojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit