Allegri: Jemi në rritje. Icardi ka akoma shumë rrugë për të bërë

15 Shkurt 2019
23:02
back button

Juventus ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Frosinone-s në ndeshjen e së premtes falë golave të Dybala, Bonucci dhe Ronaldo. 

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri shprehet për gazetarët: “Përveç barazimit me Parma-n, ekipi është në rritje dhe jemi më mirë se në javët e para. 

“Chiellini? E aktivizova pasi nuk mund të luante Rugani, gjithashtu besoj se kur një lojtar është gati, pse të mos e aktivizoj menjëherë. 

“Tani le të fokusohemi tek Atletico, një ndeshje ku duhet të shënojmë gol. Dybala po luan më i tërhequr pasi aty na ndihmon shumë. 

“Kemi nevojë për një lojtar që të lidhë sulmin me mesfushën, fatkeqësisht ai pozicion nuk i lejon të shënojë shumë gola. 

Kam dyshime për ndeshjen e së mërkurës, të shohim se kush do të luajë. Paulo është në formë të shkëlqyer, gjithashtu është rikthyer Douglas Costa. 

“Do të jetë një ndeshje e rëndë fizikisht. Icardi? Nuk di asgjë për merkaton.  Është një sulmues që shënon, është i ri dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit