Allegri pranë lamtumirës, heroi i botërorit 2006 kandidat për stolin e Juventusit

29 Maj 2023
14:40
Telesport
back button

Në rast se trajneri Massimiliano Allegri do të lërë Juventusin në fundin e këtij sezoni, mes kandidatëve për ta zëvendësuar në stolin bardhezi është edhe Fabio Grosso. Lajmin e konfirmon “La Repubblica”. 45-vjeçari aktualisht është trajner i ekipit Frosinone, që arriti të ngjitet në Seria A, duke qenë protagonist në stol.

Fabio Grosso ka një të kaluar të lidhur ngushtë me Juventus, ku dhe ka mbyllur karrierën e tij si futbollit. Ai ka luajtur në sezonet 2009-2012 me bardhezinjtë, duke realizuar 2 gola në 47 ndeshje. Po me Juventusin ai ka hedhur edhe hapat e para si trajner, duke drejtuar ekipin e të rinjve në vitet 2014-2017.

Ish-mbrojtësi i krahut të majtë është një nga protagonistët e triumfit të Italisë në botërorin e vitit 2006, duke realizuar golin e parë ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale (minuta 118) dhemë pas penalltinë që i dha fitoren Italisë në finalen ndaj Francës. Emri i Fabio Grosso nuk është i vetëm  në list%n e kandidatëve për të marrë stolin e bardhezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit