Allegri thotë “po”: ja formula e kthimit të bujshëm në Serinë A

4 Janar 2022
18:33
Denis Hakanaj
back button

Janë orë delikate në shtëpinë e Juventus-it.

Klubi bardhezi është gati t’i dhurojë një qendërsulmues të ri trajnerit Massimiliano Allegri.

Me Alvaro Morata-n që mund të transferohet te Barcelona, zgjidhja për të zëvendësuar spanjollin mbetet Mauro Icardi: argjentinasit do t’i pëlqente një kthim në Itali dhe edhe trajneri bardhezi duket se është dakord me zbarkimin e tij në Torino.

Si5 ka bërë të ditur La Stampa, Allegri, që nuk ka ndërmend ta lërë të lirë spanjollin pa marrë një sulmues tjetër, mësohet të ketë dhënë miratimin e tij për marrjen e argjentinasit.

Nga ana tjetër, trajneri livornez e vlerëson prej kohësh Icardi-n, që ka qenë prej shumë kohësh një dëshirë edhe e ish-drejtorit sportiv Fabio Paratici.

Negociata me PSG është nyja për t’u zgjidhur sepse klubi francez nuk ka ndërmend ta dhurojë. Francezët duan ta shesin, ndërsa Juventus ka dëshirë ta marrë në huazim për gjashtë muaj.

Alternativa është një huazim prej 18 muajsh me të drejtën ose detyrimin e blerjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit