Allegri zbulon si do të jetë trajneri i ri i Juventus

17 Maj 2019
21:30
back button

Pesë vite në pankinën bardhezi të përfunduar sot me një komunikatë zyrtare të Juventus, që njofton lamtumirën mes palëve në përfundim të sezonit dhe një e ardhme e gjitha për tu rishkruar nga e para.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2019/2020, Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajneri i Juventus. Ish-trajneri i Cagliari dhe Milan bëri daljen e tij të parë publike për emisionin televiziv "Striscia La Notizia", me rastin e çmimit të akorduar "Tapiro d'Oro".

Pikërisht me këtë rast, Allegri ka thënë fjalët e tij të para pas divorcit të çertifikuar me klubin bardhezi, në pritje të konferencës për mediat, në program për të shtunën në orën 14:00.

“Emri i trajnerit të ardhshëm të Juventus? Këtë nuk e di. Njëri duhet të shkojë në pankinë, por nuk e di se kush. Gjithsesi do të zgjedhin një trajner të madh, sepse Juve është një klub i madh”, deklaroi trajneri që drejtoi bardhezinjtë për 5 vite. 

“Kanë qenë pesë vite dashurie të mrekullueshëm. Pesë vite për mua janë shumë. Pesë vite për të bërë Juven. Kështu është jeta, ikën, vjen dhe ikën prap. Ku do të shkoj? Në shtëpi për momentin, pastaj në plazh”, përfundon Allegri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit