Alonso korr suksesin e tretë në Botëror dhe kryeson renditjen

18 Mars 2019
20:48
Telesport
back button

Fernando Alonso nuk ndalet, duke fituar edhe garën 1000 milje të Sebring, që u zhvillua në Florida. Kjo garë ishte e vlefshme për Botërorin e World Endurance Championship (WEC). Së bashku me kolegët Buemi e Nakajima, piloti spanjoll pilotoi makinën Toyota TS050 Hybrid. Kjo ishte gara e gjashtë sezonale e Botërorit të WEC, me tri pilotët që konsolidojnë kreun e renditjes provizore, duke fituar deri më tani në 3 pista.

Paraqitja e makinës Toyota ishte mjaft e mirë, duke e dominuar garën dhe të 3 pilotët treguan se këtë vit kanë si objektiv titullin kampion. Alonso, ish-pilot i Formula 1, ku është shpallur dy herë kampion bote, është në përvojën e tij të parë në këtë Botëror. Edhe në vendin e dytë, në garën e zhvilluar në Sebring, u rendit një tjetër makinë Toyota, që po dominon këtë Botëror. Ndërsa në vendin e tretë u rendit makina SMP Racing.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit