Alonso një legjendë, ja rekordi i veçantë që vendosi këtë sezon në F1

15 Dhjetor 2018
16:42
Telesport
back button

Fernando Alonso e mbylli karrierën e tij në Formula 1 me një rekord të veçantë. I mbylli të gjitha provat zyrtare duke u renditur më mirë se shoku i tij i skuadrës Stoffel Vandoorne. Në të 21 garat e zhvilluara këtë vit, piloti spanjoll i McLaren ka arritur të japë një kohë më të mirë se shoku i tij , një rezultat që sipas Alonso është meritë e aktivitetit të tij “ekstra”, jashtë Formula 1.

Ky ka qenë sezoni im më i mirë për sa i përket betejës që kam patur në provat zyrtare. Jam ndjerë shumë i shpejtë në çdo garë për “pole”, çdo të shtunë. Mendoj se pjesëmarrja ime në garat e Indy Car dhe world endurance më kanë ndihmuar, më kanë bërë të ndihem një pilot më i mirë dhe më kompetitiv”, u shpreh Alonso.

Duke marrë pjesë në gara të tjera, jashtë Formula 1, fitova një vizion tjetër të garave të automobilizimit, të menaxhimit të gomave, karburantit etj. Janë detaje ekstra që të mbeten në mendje edhe kur piloton në Formula 1 edhe pse e di që ndoshta nuk do të të ndihmojnë shumë. Por kisha një vizion dhe filozofi ndryshe të garave, që të ndihmojnë për t’u bërë një pilot më i mirë”, tha Alonso.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit