Alonso pranon rikthimin, i jep një këshillë Leclerc e Mick Schumacher

5 Shkurt 2019
17:42
Telesport
back button

Gjithnjë kam thënë “hasta luego” (mirëupafshim) dhe jo lamtumirë. Tani kam nisur një sfidë të re dhe kam të gjithë përvojën dhe mjetet e duhura për ta fituar atë. Ndërsa në Formula 1 nuk i kisha më kushtet për të dueluar për fitore”, deklaroi Fernando Alonso, fitues i garës 24-orëshe të Daytona një javë më parë.

Piloti spanjoll deklaron se mund të rikthehet në Formula 1 vitin tjetër. “Nuk kam asnjë plan për vitin 2020. Të fitoj titullin e tretë kampion në Formula 1 do të ishte gëzimi më i madh për mua”, tha Alonso. Ai deklaroi se do ta ndjekë nga televizori garën e parë sezonale, që do të zhvillohet më 17 mars, në Australi.

Leclerc dhe Alonso

Duke folur për pilotin e ri të Ferrarit, Charles Leclerc, ai thotë: “Shpesh shkojmë për ski së bashku. I duhet të koordinojë mirë veprimet, të mësojë dhe të bëjë sa më shumë pikë, të ndihmojë skuadrën dhe të kuptojë se Botërori vendoset mes korrikut dhe shtatorit. Të mos nxitojë për të marrë nën kontroll emocionet, por të jetë i lirë”.

Mick Schumacher

Në fund, Alonso i jep një këshillë edhe Mick Schumacher, djalit të Michael Schumacher: “Duhet të jetë i aftë të durojë peshën e mbiemrit që mban, historinë e tij. Fillimisht duhet të mësojë të ecë, më pas të vrapojë. E di që është e vështirë për t’ia dalë mbanë”, tha Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit