Alonso thumbon kolegët: Tërhiqem kur të dalë një më i shpejtë se unë

8 Prill 2019
10:44
Telesport
back button

Rikthimi në Formula 1 nuk është ende një opsion për pilotin spanjoll Fernando Alonso, që aktualisht garon në Botërorin e Endurance. 2 herë kampioni i botës testoi makinën McLaren në pistën e Bahrein, por objektivi i tij është fitimi i “Triple Crown” (Kurora e Trefishtë). Dhe për t’ia dalë mbanë ai duhet të triumfojë në garën 500 milje të Indianapolis (ka fituar në 24 orët e La Manshit dhe në garën e Çmimit të Madh të Montekarlos).

Jam vazhdimisht në kërkim të sfidave, por jo për argëtim. Dëgjoj shpesh miq që më thonë se duhet të rikthehem në Formula 1, por unë punoj intesivisht edhe këtu ku jam. Ju garantoj se argëtimi është diçka krejt tjetër, ndërsa unë garoj gjithnjë për të sfiduar të tjerët. Gjithsesi, për sa kohë e ndjej se jam kompetitiv do të vazhdoj të garoj. Deri në ditën që do të jetë dikush tjetër të jetë më i shpejtë se unë dhe që garon të njëjtën makinë si unë”, tha Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit