Alonso zbarkon në shkretëtirë, vitin tjetër do të debutojë në Rally Dakar

1 Maj 2019
16:22
Telesport
back button

Pas garës 24-orëshe të La Manshit, të cilën e ka fituar vitin e kaluar, Fernando Alonso do të largohet edhe nga botërori i Endurance, për të nisur me shumë gjasa një aventurë të re në garat e Rally Dakar sezonin tjetër. Në vitin 2020, garat Rally Dakar do të zhvillohen për herë të parë në Arabinë Saudite dhe në start pritet të jetë edhe 2 herë kampioni i botës në Formula 1.

Sfida të reja”, ka qenë mesazhi që Fernando Alonso ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare “Twitter”. Gjithsesi, para se të nisë përgatitjet për aventurën e re, Alonso ka ende edhe dy gara në botërorin 2019 të Endurance, atë të 500 milja të Indianapolis dhe atë 24-orëshe të La Mansh. “Jam ende në garë për titullin kampion në këtë Botëror dhe do të provojmë ta sjellim atë te Toyota si dhe të fitoj personalisht titullin për pilotë”, tha Alonso.

Më tej, spanjolli tha: “Ishte një përvojë e jashtëzakonshme të bëja pjesë në skuadrën e Toyota Gazoo Racing në garat e Endurance, por ky kapitull po përfundon. Fitorja në garën 24-orëshe të La Mansh mbetet kulmi i karrierës time në këtë sport, si pjesë e përpjekjeve të mia për të fituar “Triple Crown”. Tani është moment për të provuar një përvojë të re më këtë ekip”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit