Alves tregon Shqipërinë në Kazakistan: Atje punova pa u paguar, por është vend që e do futbollin!

24 Shkurt 2019
12:37
back button

Danilo Alves la Flamurtarin, pasi klubi vlonjatë nuk e kishte paguar prej pesë muajsh. Sulmuesi brazilian nuk pranoi të kthehet nga Brazili për në Shqipëri, pas pushimeve të vitit të ri. Shkak ishte pagesa, ndërsa Flamurari njoftoi FIFA-n për rastin, ashtu si kundër dhe lojtari për klubin. Gjithsesi, pak ditë më parë, Alves firmosi kontratën e re, larg nga Shqipëria, në kampionatin e Kazakistanit me ekipin e Okzhetpes. Sot ai ka dhënë një intervistë për mediat vendase, teksa ka folur për shumë tema. Ai ka folur për largimin nga Flamurtari dhe pagat e papaguara të pesë muajve.

Largimi nga Shqipëria dhe problemet me pagat?- Periudha në Shqipëri isthe shumë e mirë. Kam luajtur për tre vjet për Flamurtarin, por gjithmonë ka pasur probleme me pagimin e rrogave. Për tre sezone që kam kaluar atje, viti i shkuar ishte më i keqi nga ana financiare. Kam punuar gjysmën e sezonit pa ndonjë pagë. Prandaj, mendoj se kam të drejtë të largohem. Unë u përpoqa të bëja një marrëveshje të përbashkët, që unë të paguhesha për punën e bërë, që janë pesë muaj, por klubi më tha se nuk do të më lejonte të largohesha. Do të doja të kthehesha në këtë në këtë ekip, por unë kam një familje dhe nuk mund të punoja pa para për muaj të tërë. Prandaj, u vendos që të merrej FIFA me klubin. 

Përvoja në Shqipëri?- Unë kam qenë shumë i lidhur me këtë vend. Njerëzit atje gjithmonë e kanë trajtuar shumë mirë familjen time. Në Shqipëri ka futboll shumë konkurrues dhe shumë i fortë. Shqipëria ishte përvoja ime e parë jashtë Brazilit. Më pëlqeu vërtet, përvoja ishte e mrekullueshme, mësova shumë. Shqipëria është një vend ku të gjithë merren me futbollin. Flasin vetëm për futbollin dhe është shumë konkurrues. Por në të njëjtën kohë ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen. 

Çfarë nuk bëtë në Turqi verën e kaluar?- Për fat të keq, Turqia nuk ishte një përvojë shumë e mirë për mua. Mendoj se është hera e parë në histori, kur një ekip në ligën profesioniste nuk ka ditur se çfarë të bëjë me lojtarët e tij të huaj. Por problemi më i madh ishte se në Turqi shkova me familjen time dhe klubi nuk donte të më jepte një shtëpi. Ata ndryshuan hotelet çdo javë. Djali im nuk hëngri ushqime lokale dhe ai u sëmur. Shtëpia në të cilën jetonim ishte shumë e vogël për të përgatitur ushqimet vetë. Në fund më kërkuan të largohesha. Ishte dita e fundit e mbylljes së transferimeve dhe vendosa të kthehem në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur. 

Firma me Okzhetpes?– Një menaxher më kontaktoi dhe më tha se një klub ishte i interesuar për mua. I thashë atij të lidhte kontakt me menaxherin tim, Pedro Panzellin. Doli se ata ishin miq të vjetër prej shumë vitesh. Unë u thashë për ofertën, i kërkova të më shpjegonin se cilat ishin perspektivat e klubit dhe unë i pëlqeva këto. Unë dua ta ndihmoj këtë klub të arrijë objektivat. Dua të përmirësojë historinë e këtij ekipi si dhe të futbollit në vendin tuaj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit