Amadeus zbulon: Mbrëmjen e sotme do të shohim një Ibrahimovic ndryshe

4 Mars 2021
16:15
Denis Hakanaj
back button

Ka ardhur momenti për t’u kthyer në Sanremo për Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i Milan-it do të ngjitet përsëri në skenë mbrëmjen e sotme për të zhvilluar skeçe të tjerë me Amadeus dhe Fiorello-n.

Ka qenë vetë zoti i shtëpisë i festivalit që ka folur për praninë e suedezit, i cili do të ketë në krah Sinisa Mihajlovic mbrëmjen e sotme.

“Do të shohim një Ibra ndryshe mbrëmjen e sotme. Një Ibra që do të na tregojë lidhjen e madhe që ka me Mihajlovic, do të na flasin më miqësinë e tyre që ka lindur në një mënyrë të veçantë”, ka thënë drejtuesi i njohur italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit