Amatorizëm te moshat e Tiranës, humbasin ndeshjen e Superiores për një fanellë

8 Dhjetor 2019
13:45
Eraldo Harlicaj
back button

Kriza te Tirana nuk ka prekur vetëm ekipin e parë, por dhe moshat e klubit bardheblu. Ekipi U-17 i ekipit kryeqytetas do të luante ditën e sotme në Shkodër kundër KF Shkodrës. 

Ekipi vendas i trajnerit Rudi Piraniqi ka fituar ndeshje në tavolinë për një arsye absurde. Tirana udhëtoi pa uniformë rezervë. Ekipi shkodran shkruan në faqen e tyre se sfida nuk u luajt për këtë arsye, pasi kishte përplasje në uniforma. 

Vendasit luanin me të bardhë, po ashtu dhe miqtë. Në kushte të tilla, ku kishte përplasje për uniforma, gjyqtari i sfidës vendosi që ndeshja të mos luhej dhe t’i jepte 3 pikë në tavolinë skuadrës shkodrane. Një situatë aspak normale për një klub me traditë siç është Tirana. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit