Ambra Angiolini i befason të gjithë: Allegri? Dybala është burrë i pashëm

14 Tetor 2021
8:49
Alfred Lleshi
back button

Pas përfundimit të marrëdhënies me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, Ambra Angiolini mori “Tapiro D’Oro” e parë të karrierës së saj. “Striscia la Notizia” u bashkua me Ambra në Milano, ku deri vonë ndau shtëpinë me trajnerin e Juventusit.

Gjatë dorëzimit të “trofeut”, korrespondenti i lajmeve satirike, Valerio Staffelli, u përpoq ta “shtrydhte” aktoren për të marrë më shumë informacion mbi fundin e lidhjes 4-vjeçare, por Angiolini mbeti e patundur, duke mos zbuluar asnjë detaj.

Sipas asaj që u zbulua nga e përjavshmja “Chi”, trajneri i Juventusit e ka tradhtuar ish-partneren tashmë. Sidoqoftë, thashethemet nuk janë konfirmuar nga Ambra, e cila u mbrojt në rrjetet sociale nga Jolanda, vajza më e madhe që ka nga lidhja me ish-burrin e saj, Francesco Renga.

“Edhe nëse, në fund, ky person doli të ishte ndryshe, është faji i atyre që besojnë apo tradhtojnë besimin, tradhtojnë në çdo kuptim të mundshëm? Çfarë është e dënueshme ose “humbëse” te besimi dhe dashuria?” – shkroi 17-vjeçarja në postimin e gjatë të publikuar në profilin e saj në Instagram.

Staffelli gjithashtu u përpoq të hetojë tradhtinë e pretenduar, duke e nxitur aktoren me një shaka ironike: “A nuk të tradhtoi ai me Paulo Dybala?” Kjo ishte pyetja provokuese e reporterit të “Striscia”.

“Sipas mendimit tim, nga ana tjetër, Dybala është një njeri i pashëm, ai mund të jetë atje ku është”, – u përgjigj Ambra duke buzëqeshur me ironi dhe duke shfrytëzuar rastin për të uruar numrin 10 të Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit