Ambra “snobon” Allegrin: I vetmi dështim në jetën time private? Ndarja me babain e dy fëmijëve

19 Gusht 2022
13:00
Alfred Lleshi
back button

Ambra Angiolini e ka kapërcyer shkëlqyeshëm fundin e lidhjes me Max Allegrin, e cila zgjati pesë vite. Sipas aktores dhe prezantueses, tashmë beqare, i vetmi dështim i saj në jetën private ishte ndarja me Francesco Renga, me të cilin ka dy fëmijë, Jolanda dhe Leonardo.

“Nuk kam nevojë domosdoshmërisht për një dashuri për t’u ndjerë mirë, as fundi i një dashurie për t’u ndjerë keq, – deklaroi ajo për “Vanity Fair”. – I vetmi dështim i vërtetë që njoh është fundi i marrëdhënies me Francesco, babain e fëmijëve të mi. Pas prishjes së familjes rashë në depresion, përfundova në pikëllim të thellë”.

Allegri me të dashur të re – Max është kapur me të dashurën e tij të re, Nina Lange Barresi. Po cila është bukuroshja, që i mori zemrën trajnerit të Juventusit, një vit pas ndarjes nga Ambra Angiolini?

E përjavshmja “Chi” e tregon trajnerin dorë për dore me bukuroshen Nina Lange Barresi. Çifti është “kapur mat” i shkujdesur në qendër të Luganos, qytetin ku ajo jeton. Për Allegrin kjo është vera e parë pas pushimit me Ambra Angiolinin dhe duket se ka hapësirë ​​të bollshme për dashuri.

Po kush është Nina Lange Barresi? Ka shumë pak informacion për të. Nina është një grua shumë e rezervuar dhe larg botës së thashethemeve. Ajo nuk ka profile personale sociale. Mësohet se jeton në Lugano të Zvicrës dhe ka një firmë konsulence menaxheriale. Pra, ajo merret me diçka krejt tjetër nga fusha e trajnerit bardhezi.

Për momentin, të dy nuk kanë dalë ende hapur në publik. Asnjë konfirmim, asnjë mohim. Fotot megjithatë flasin vetë. Të dy ecin dorë për dore nëpër rrugët tregtare të Luganos dhe duken “shend e verë”. Disa foto të Allegrit në shoqërinë e një femre ishin shfaqur tashmë në qershor.

Trajneri u kap në një resort prestigjioz pranë Santa Margherita di Pula të Sardenjë me një grua misterioze, identiteti i së cilës mbeti i panjohur. A ishte Nina? Kështu duket nga fotot.

Massimiliano Allegri kishte qenë në qendër të thashethemeve për lidhjen e tij të dashurisë me Ambra Angiolinin, e cila zgjati pesë vite dhe përfundoi një hap larg të jetuarit së bashku në Torino.

Tashmë në qendër të vëmendjes është sërish trajneri i Juventusit, i cili duket se ka nisur një rrugë të re me Nina Lange Barresi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit