Ambra tregon pasojat e ndarjes nga Allegri: Bëra plot 12 muaj psikoterapi…

30 Shtator 2022
10:02
Alfred Lleshi
back button

Ambra Angiolini thumbon Massimiliano Allegrin nga foltorja e “X Factor”. Gjatë episodit të tretë të audicioneve të programit të njohur në “Sky”, aktorja doli në skenë dhe duke iu kthyer një konkurrenti tha: “Nëse nuk do të kisha bërë 12 muaj psikoterapi, duke pasur parasysh ish-in tim të fundit, me siguri do të ishe ti radha”.

Një referencë e qartë për trajnerin e Juventusit, me të cilin ajo ishte e lidhur në mënyrë romantike nga viti 2017 deri në tetor 2021, përpara një ndarjeje traumatike. “Por sot, falë jush, dua t’i them psikoterapistit tim të dashur, jam shëruar”, – shtoi Amber. Të qeshura dhe duartrokitje.

“Riso col pollo” është kënga e prezantuar nga Samueli, një konkurrent bolonjez me origjinë ganeze, i cili punon si korrier në jetën e përditshme dhe ka rrëfyer se ka dobësi ndaj aktores, cituar disa herë gjatë performancës. Ambra është pjesë e jurisë së “X Factor”, u ngjit në skenë dhe duke aluduar për fundin e historisë së saj me trajnerin e Juventusit, e la veten të rrëfehej. Një gjë e rrallë për të, sepse është shumë xheloze për jetën private.

Vetëm në tetor, në programin që drejton në “Radio Capital” nga e hëna në të premte, ajo lexoi një citim, duke pasur në fokus ndarjen nga trajneri i Juventusit: “Dita zero ekziston për të gjithë, është një moment në të cilin nuk fiton, nuk humbet, por fillon përsëri.

Është një moment në të cilin nuk fiton, nuk humbet, por largohesh përsëri, largohesh nga njerëzit që bëhen kujtime, nga ata që nuk mbeten, nga ata që në thelb nuk kanë ekzistuar kurrë. Quhet dita zero, sepse ajo që pason zeron është gjithmonë një fillim. Dhe në një fillim nuk flitet për humbje”.

Nga ana e tij, Allegri ka qenë shumë më pak “llafazan” për ato ditë të kaluara me aktoren: “Nuk kam folur kurrë për jetën time private dhe nuk e kam ndërmend. E kam mbajtur gjithmonë të ndarë nga jeta profesionale”.

Gushtin e këtij viti, trajneri i Juventusit u fotografua dorë për dore me “flakën” e tij të re, Nina Lange Barresi, një këshilltare financiare që jeton në Zvicër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit