Amerika në çerekfinalet e Botërorit, eliminohen Greqia dhe Gjermania

9 Shtator 2019
16:21
Telesport
back button

Janë mbyllur sot ndeshjet e fazës së dytë të grupeve të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë. Pas takimeve të sotme janë përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste, të cilat do të vazhdojnë më tej garën për trofeun e madh.

Surpriza më e madhe është eliminimi i Greqisë, ku luan MVP i NBA-së, Giannis Antetokounmpo. Edhe pse ekipi helen fitoi 84-77 ndaj Çekisë, kjo nuk mjaftoi, pasi Greqia duhej të fitonte me 12 pikë avantazh. Fiton edhe Gjermania, që mposhti 82-76 Kanadanë.

Spektakolare ndeshja mes Australisë dhe Francës, fituar nga kombëtarja e “kangurëve” me shifrat 100-98. Amerika bën detyrën, duke fituar ndaj Brazilit dhe avancon në çerekfinale.

Në fazën çerekfinale kanë shkuar edhe Argjentina e Polonia, që i janë bashkuar Spanjës dhe Serbisë, të kualifikuara që më parë.

Grupi K

Republika Çeke – Greqi, 77-84

Amerikë – Brazil, 89-73

Grupi L

Republika Domenikane – Lituani, 55-74

Francë – Australi, 98-100

Grupi O

Japoni – Mali i Zi, 65-80

Turqi – Zelandë e Re, 101-102

Grupi P

Jordani – Senegal, 79-77

Gjermani – Kanada, 82-76

Faza Çerekfinale

Argjentinë – Serbi

Spanjë – Poloni

Amerikë – Francë

Australi – Republika Çeke

Lajme të tjera

Lajmet e fundit