Amerika “pushton” Teutën, mbërrin lojtari i radhës nga përtej oqeanit

22 Janar 2019
10:06
Telesport
back button

Shkon në pesë numri i basketbollistëve amerikanë që aktivizohen te skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj. Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ekipi durrsak ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me basketbollistin 27-vjeçar amerikan Kevin Brown. Një lojtar 1.80 metra i gjatë, që luan në pozicionet 1 dhe 2, pra si organizator e anësor.

Basketbollisti ka mbërritur në Durrës dhe ka nënshkruar kontratën me ekipin e trajnerit Baletic, ku dhe ka nisur stërvitjen. Një lojtar me përvojë, pasi ka luajtur më parë në Bosnjë, Meksikë, Liban e së fundi edhe në Kosovë (me Ylli). Një përforcim që tregon qartë synimet që ekipi durrsak ka këtë sezon si në Superligë (renditet në vendin e dytë) ashtu dhe në Ligën Ballkanike.

Skuadra e Teutes ne basketboll

Vetëm 5 ditë më parë, te Teuta mbërriti një tjetër basketbollist amerikan, Tevin Broyles, ndërkohë që prej fillimit të sezonit aktivizohen edhe CJ Wilson, Eric Copes dhe Kyle Meyer si dhe malazezi Marko Miranovic. Një ekip “made in Amerika”, me 5 basketbollistë që vijnë nga përtej oqeanit, pa harruar edhe mjaft lojtarë shqiptarë të talentuar që luajnë në radhët e Teutës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit