Amerikanët nderojnë Kamza Basket, fiton ndaj Vllaznisë dhe ngjitet e treta

18 Dhjetor 2021
10:44
Telesport
back button

Kamza Basket fitoi 91-86 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e prapambetur të javës së tetë të Superligës në basketboll për meshkuj, sfidë e luajtur në Kamëz. Takimi ishte shtyrë për shkak të mungesës së energjisë elektrike pak ditë më parë.

Një sfidë mjaft e bukur, ke rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, vendosur në sekondat e fundit në favor të vendasve. Ata që bënë diferencën në parket ishin 4 amerikanët e Kamza Basket.

Brooks me 24 pikë, Matthew me 23 pikë, Davis me 19 pikë e Edwards me 18 pikë ishin lojtarët që i dhanë fitoren skuadrës vendase, që ngjitet në vendin e tretë në renditje, duke parakaluar pikërisht shkodranët, që pak ditë më parë larguan edhe trajnerin.

Superliga – Meshkuj, java e 8-të

Dinamo – Teuta, 56-80

Tirana – Partizani, 87-70

Kamza Basket – Vllaznia, 91-86

Renditja: Teuta 15 pikë, Tirana 14 pikë, Kamza Basket 13 pikë, Vllaznia 12 pikë, Partizani 9 pikë, Dinamo 9 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit