Amerikano-latinët “pushtojnë” kampionatin e volejbollit, ja të huajt e federuar deri më tani

2 Tetor 2023
11:58
Telesport
back button

Kampionati i volejbollit ka zhvilluar tri javët e para dhe sezoni i ri 2023-2024 ka hyrë në shinat e tij. Ajo që bie në sy në këto tri javë e sidomos në takimet e luajtura 2-3 ditë më parë, është shtimi i numrit të lojtarëve të huaj të aktivizuar nga ekipet shqiptare.

Deri më tani, te femrat janë regjistruar 10 volejbolliste të huaja, duke nisur nga vendet fqinje e deri te Venezuela e largët. Madje nuk mungon dhe një volejbolliste nga Senegali e cila luan për bardheblutë.

Katër skuadra nga 8 që luajnë në Superligën e femrave kanë federuar lojtare të huaja. Skënderbeu është skuadra që mban rekordin me 4 volejbolliste të huaja, ndjekur nga Pogradeci debutues me 3 të tilla (dy amerikane).

Edhe te meshkujt numri i lojtarëve të huaj të federuar pranë FSHV-së është i lartë, plot 9 të tillë. Partizani e Studenti kanë regjistruar nga 3 lojtarë të huaj. Edhe këtu, numri i ekipeve që kanë volejbollistë të huaj është katër.

Te kampionati i meshkujve vihet re një mësymje e volejbollistëve brazilianë, 7 të tillë, që për herë të parë janë kaq të shumtë në kampionatin tonë. Numri i të huajve, në të dyja kategoritë, pritet të rritet edhe më shumë në janar, në merkaton e dimrit.

Partizani (femra)

Renee Oestreich (Austri)

Pogradeci (femra)

Lattice Destiny Williams (Usa)

Renae Morgan Bossler (Usa)

Gabriela Zeische (Poloni)

Skënderbeu (femra)

Vivas Mariangel Requena (Venezuela)

Ana Fasuleva (Maqedoni Veriut)

Elma Karabegovic (Bosnjë)

Fabiana Pesce Silva (Venezuela)

Tirana (femra)

Aita Gaye (Senegal)

Yanileiygiz Sanches Vinent (Kuba)

Partizani (meshkuj)

Gregory Da Silva (Brazil)

Leonardo Almeida Cardoso (Brazil)

Francisco Souza Soares (Brazil)

Skënderbeu (meshkuj)

Matias Felipe Miranda (Argjentinë)

Studenti (meshkuj)

Eduardo Dos Santos Donda (Brazil)

Renan Da Silva (Brazil)

Antonio Vinicius De Nacedo (Brazil)

Tirana (meshkuj)

Guilherme Schein (Brazil)

Mykola Sosnin (Ukrainë)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit