Amir Khan konfirmon: Më 8 nëntor do të dueloj ndaj legjendës

17 Korrik 2019
11:37
Telesport
back button

Boksieri britanik Amir Khan ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje për të dueluar me filipinasin Manny Pacquiao, kampion bote në peshën “welter” (pesha 61-66kg), në kategorinë WBA Regular. Jo vetëm kaq, por Khan tha se ky duel do të zhvillohet më 8 nëntor, në Arabinë Saudite.

Në këtë shtet, Khan zhvilloi pak ditë më parë duelin e tij të fundit, ku fitoi me “KO teknik” në raundin e katërt ndaj australianit Billy Dib. “Dueli im i radhës do të jetë më 8 nëntor. Do të dueloj sërish në Riyadh. Rivali? Manny Pacquiao. Kjo është e konfirmuar, pasi të dy kemi firmosur”, tha Khan.

Kam shumë kohë që e pres këtë sfidë. Tani jemi në atë fazë që të dy kemi nënshkruar dhe më në fund do të përballemi në ring. Manny ka një duel të vështirë këtë fundjavë, ndaj Thurman dhe shpresoj të fitojë. Nëse ia del mbanë, atëherë sfida jonë do të jetë edhe më e rëndësishme”, tha Amir Khan.

Pacquiao dhe Khan

Lajme të tjera

Lajmet e fundit