Ana e errët e Revierderby, kjo është parulla më skandaloze në Gjermani

10 Dhjetor 2018
16:31
back button

Të shtunën u luajt derbi i madh krahinor, Revierderby, mes Shalkes e Borusia Dortmundit dhe si zakonisht, atmosfera ishte spektakolare, futbolli i bukur dhe golat nuk munguan.

Megjithatë, tifozë të Shalkes shpalosën një parullë jashtëzakonisht ofenduese, me një mesazh të rëndë në Tribunën Veriorën në Veltins Arena në Gelsenkirchen: "Vdekje BVB!!! Liri Sergej W!".

Pjesa e dytë e sloganit i referohet Sergej Wenergold, personit të dënuar me 14 vite burg për tentativë për vrasje, pasi sulmoi autobusin e Dortmundit në prill 2017, me synimin për të përfituar financiarisht nga rënia e vlerës së aksioneve të Dortmundit në bursë.

Shalke nuk ka komentuar për këtë çështje, por natyrisht një pjesë e madhe e tifozëve kanë kërkuar që personat përgjegjës të përjashtohen përgjithnjë nga stadiumi.

Nuk është hera e parë që në futbollin gjerman ndodhin incidente të tilla, me tejkalim mase.

Fußball Bundesliga TSG Hoffenheim vs. Borussia Dortmund | Fans Dortmund (Imago/Thomas Bielefeld)

Më herët këtë sezon mes tifozëve të Dortmundit u shfaq një baner me pronarin e Hofenhajmit Ditmar Hop në shënjestrën e një arme dhe ku shkruhej: "Hasta La Vista Hopp!". Dortmundi u gjobit me 50.000 euro dhe klubi kërkoi falje publike, por tifozët e Dortmundit kanë vazhduar ta shigjetojnë pronarin e Hofenhajmit, i cili akuzohet se ka shtrembëruar rregullat dhe ka shkelur ligjin e 50+1 në lidhje me pronësinë e klubeve në Gjermani, ku nuk lejohet që një person të ketë më shumë se 50% të aksioneve, duke mos pasur liri të plotë në vendimmarrje.

Në lidhje me këtë temë klubi më i shënjestruar, natyrisht, është RB Leipzig, prej kohësh në shënjestrën e gjithë tifozëve në Gjermani.

Deutschland Borussia Dortmund vs RB Leipzig | Banner: Burnout Ralle: Häng dich auf! (picture alliance/AP Photo/M. Meissner)

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit