Anadolu Efes fiton derbin turk dhe kryeson Euroleague, ndjekin Real e Barça

16 Dhjetor 2019
13:10
Telesport
back button

Skuadra turke e Anadolu Efes vazhdon të kryesojë edicionin 2019-2020 të Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas takimeve të raundit të 13-të. Anadolu fitoi 81-73 derbin me Fenerbahce, duke korrur suksesin e 11-të sezonal (Simon 22 pikë e Larkin 20).

Në vendin e dytë qëndron Real Madrid, që mundi 93-77 Olympiacos (Causeur 18 pikë). Barcelona triumfoi 98-86 ndaj Panathinaikos në përballjen tjetër iberiko-helene (Mirotic 23 pikë), sukses që i lë të dyja skuadrat spanjolle në vendin e dytë, me nga 10 fitore secila.

Bie sërish skuadra kampione e CSKA Moskë, që u mund 90-88 nga Maccabi Tel Aviv, dy skuadra që bëjnë rokadë në renditje. Humbja e katërt radhazi për italianët e Armani Milano, që u mundën 89-82 në Lion nga vendasit e Villeurbanne.

Euroleague – Raundi i 13-të

Khimki Moskë – Alba Berlin, 104-87

Fenerbahce – Anadolu Efes, 73-81

Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 64-72

Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 90-88

Real Madrid – Olympiacos, 93-77

Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 82-86

Bayern Mynih – Zenit st.Petërburg, 77-69

Villeurbanne – Armani Milano, 89-82

Barcelona – Panathinaikos, 98-86

Renditja e Euroleague

Lajme të tjera

Lajmet e fundit